mirėserdhėt nė faqen shqip tė homes for haringey
Kjo faqe përmban informata të dobishme mbi Homes for Haringey (Shtëpi për Haringejin) për folësit e gjuhës Shqipe.
Çfarë ofrojmë ne
Ne e njohim llojllojshmërinë e komunitetit tonë lokal dhe jemi të dedikuar në dhënien e informatave të qasshme për të gjitha grupet lokale. Fatkeqësisht, me afër 200 gjuhë të folura në rreth, nuk është e mundur që ne të sigurojmë përkthime të të gjitha faqeve në të gjitha gjuhët.
Si minimum, ne synojmë që të ofrojmë faqet më të rëndësishme në gjashtë gjuhët më të popullarizuara të rrethit. Lidhjet për këto faqe janë më poshtë.
Pos këtyre faqeve, ne gjithashtu sigurojmë përkthime të faqeve tjera të faqes së internetit që janë me interes të veçantë për folësit e gjuhës Shqipe.
Ju do t’i shihni këto faqe gjatë kohës që jeni duke lundruar në faqet tona në gjuhën Shqipe.
Si punon
Duke e vizituar këtë faqe ju po shihni www.homesforharingey.org në modin Shqip. Kjo do të thotë që sa jeni duke lundruar faqet, ju do të shihni versionin e faqes në Shqip nëse është në dispozicion. Nëse versioni i përkthyer i përmbajtjes nuk është në dispozicion, ju do të shihni versionin Anglisht.
Nëse në çfarëdo kohe doni të ktheheni tek kjo faqe, klikoni tek figura Homes for Haringey në cepin sipër majtas.
Nëse doni të shihni faqet e internetit në Anglisht, ju lutem klikoni këtu.
Këto faqe janë në dispozicion në Shqip:
- Gjetja e strehimit
- Të drejtat dhe përgjegjësitë e qiraxhinjve
- Të drejtat dhe përgjegjësitë e qirambajtësve
- Raportimi i riparimeve
- Inkuadrimi
- Histori e shkurtër e Homes for Haringey
- Sigurimi për ju i qasjes së barabartë tek informatat dhe shërbimet tona
- Ekipi i Veprimit mbi Sjelljen Anti-Shoqërore (ASBAT)
- Bërja e sugjerimit apo komplimentit
- Bërja e ankesës
- ESOL – Anglisht për Folësit e Gjuhëve Tjera
Ju gjithashtu mund të listoni të gjitha faqet në Shqip në faqet tona duke klikuar këtu.
Nëse doni të keni një faqe të caktuar të faqeve tona të përkthyer në Shqip, apo për informata të mëtejme mbi shërbimin e përkthimit të Homes for Haringey, ju lutem kontaktoni ekipin e komunikimit të Homes for Haringey në 020 489 1582 ose 020 8489 4487.
Shumica e dokumenteve tona kanë një formular në faqen e fundit të cilin ju mund ta plotësoni dhe ta dërgoni në adresën me postim falas për të marrë informata në një gjuhë apo format tjetër. Ky është një shërbim falas.
Skedarët e Bashkëngjitur
Juve ju duhet lexuesi Adobe Acrobat për të parë dokumentet PDF. Ju lutem klikoni në ikonën majtas për të shkarkuar Adobe Acrobat.
Lidhje të Jashtme të Dobishme
Lidhjet në vijim nuk janë pjesë e faqeve të internetit të Homes for Haringey.
Ju lutem lexoni paralajmërimin tonë ligjor përpara se të shfrytëzoni këto lidhje.






